Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Qiqra në hell? Jo, furre…

Qiqra në hell? Jo, furre…
November 16
18:44 2016

Përbërësit:

  • 250 g qiqra të ziera më parë ose 1 kuti e gatshme
  • 1 lugë e vogël curry
  • 1 lugë e vogël paprika
  • pak kripë dhe piper të zi
  • 1 lugë plot me miell
  • 2 lugë vaj ulliri

Përgatitja:

Thajini mirë qiqrat me një beze kuzhine dhe vendosini në një enë ku do të shtoni vajin e ulliri. Përziejini mirë me duar, pastaj shtoni kripë, piper të zi, miellin, erëzat dhe përziejini përsëri derisa ato të vishen mirë nga të gjitha anët.

Shtrojini në një tavë me letër furre poshtë pa prekur njëra-tjetrën dhe piqini në furrën e nxehur më parë në 220°C për 20-25 minuta ose derisa shikoni që janë thekur mirë sipër.

Shërbejini si “finger-food” përgjatë një aperitivi. Shija varion sipas gustove, mund t’i shtoni pluhur xhenxhefili, pluhur hudhre, kanellë etj./Blitz.al/

Burimi: Adda’s All

Komento
Shperndaje