Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Qepë të mbushura me bollgur dhe perime

Qepë të mbushura me bollgur dhe perime
September 19
17:43 2016

E pasur me proteina vegjetale të bollgurit dhe vitamina të perimeve, mund të jetë një pjatë e  vetme për vaktin tuaj ose një kontorno e ndonjë filetoje ose rostoje mishi.

Përbërësit:

  • 8 qepë të ëmbla
  • një dorë domate të vogla
  • disa degë trumëze
  • 1 thelb hudhër
  • 2 speca jeshilë
  • 2 lugë vaj ulliri
  • kripë dhe piper i zi

Për mbushjen:

  • 1 filxhan kafe bollgur
  • 1 spec i kuq
  • 2 thelpinj hudhër
  • 2 lugë ullinj pa bërthamë
  • 1 kungulleshkë
  • 1 karotë
  • pak kripë dhe piper i zi
  • 2 lugë vaj ulliri ekstra i virgjër
  • mbushjet e qepëve
  • disa degë trumëze

Përgatitja:

Pastroni qepët dhe vendosini të ziejnë në ujë me kripë për 15-20 minuta. Kullojini dhe lërini të ftohen.

Kur të jenë ftohur, me një lugë të vogël pastroni mesin e tyre duke i krijuar pak vend mbushjes.

Qepët vendosini në një tavë të thellë.

Ndërsa pjesët e qepës që hoqët grijeni hollë dhe vendosini të kaurdiset me hudhrat e grira imët, specat e kuq, karotat dhe kungulleshkën e  prerë në kubikë. Hidhni kripë,  shtoni piper të zi dhe gjethe trumëze.

Shtoni te tigani i perimeve edhe bollgurin. Kaurdisini që bollguri  të përfitojë shijen e perimeve dhe shtoni 2 filxhanë kafe ujë. Lërini të ziejnë plotësisht derisa uji të përthahet. Në fund shtoni ullinjtë.

Kriposni zgavrën e qepës nga brenda dhe mbusheni me bollgur.

Prisni domatet, specat dhe hudhrën dhe vendosini ndërmjet hapësirave boshe të tavës së bashku me pjesën tjetër të mbushjes që teproi.

Hidhuni kripë, shtoni piper, vajin e ullirit, akoma gjethe trumëze  dhe vendosini në furrë të piqen në 180°C për 30 minuta ose derisa shikoni që qepët janë thekrisur mirë. Shërbejini të ngrohta./Blitz.al/

Burimi: Adda’s All

 

Komento
Shperndaje