Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pulë e tiganisur me patate dhe limon

Pulë e tiganisur me patate dhe limon
September 17
20:15 2017

Përbërësit:

2 pjesë pule

200 g patate të reja

rozmarinë

pak paprika pikante

2 thelpinj hudhër

1 limon

kripë dhe piper i zi

vaj ulliri

rigon

Përgatitja:

Jepini një valë të shpejtë mishit të pulës në pak ujë me kripë dhe lëngun ruajeni mënjanë.

Ndani patatet e reja me gjithë lëkurë në dysh dhe jepuni një valë në ujë me kripë rreth 10 minuta. Kullojini dhe shtoni pak kripë, rigon, paprika, piper të zi dhe vaj. Përziejeni që të lyen nga të gjitha anët.

Në një tigan me fund që nuk ngjit shtoni pak vaj dhe thekni copat e pulës mirë, shtoni dhe patatet me pjesën e brumit poshtë që të theken mirë. Kthejini nga ana tjetër dhe lërini përsëri të theken.

Shtoni hudhrat e grira imët, disa feta limoni, rozmarinë dhe shuajini me pak lëng limoni. Lërini që lëngu i limonit  të avullojë dhe shtoni 1 gotë nga lëngu i mishit. Mbulojeni me kapak dhe lëreni që lëngu të bëhet kremoz.

Sipas dëshirës kur t’i shtoni lëngun e pulës mund ta vazhdoni gatimin në furrë për nja 10 minuta. Shërbejeni./Blitz.al/

Burimi: Adda’s All 

Komento
Shperndaje