Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pse nuk blejmë kos pa yndyrë?

Pse nuk blejmë kos pa yndyrë?
April 19
18:15 2016

Më parë preferohej kosi pa yndyrë, sepse ishte i vetmi dhe nuk kishte shumëllojshmëri zgjedhjesh.  Por kur në treg doli kosi grek ose ndryshe kosi me yndyrë, gjithçka ndryshoi, ndoshta prej marketingut që iu bë ose për shijen e tij të veçantë. Për kosin grek u tha se kishte shumë proteina, ishte i trashë, deri këtu ishte e vërtetë. Ajo që nuk ishte e vërtetë, ishte kur na u tha që kosi grek nuk ka yndyrë.

Kosi ka yndyra, sepse thuhet që janë të domosdoshme për shëndetin, por faktikisht yndyrat nuk duhet të jenë të tepruara në organizëm. Shkenca është duke studiuar çështjet mbi yndyrën dhe thuhet se edhe pas diskutimeve se sa e dëmshme është ajo njerëzit vazhdojnë të blejnë kosin me yndyrë pasi janë mësuar me përdorimin e tij. Më poshtë janë disa prej arsyeve që njerëzit zgjedhin kosin me yndyrë.

  1. Kosi me yndyrë është më pak i thartë.
  2. Kosi me yndyrë ju ndihmon të gatuani recetat që dëshironi.
  3. Kosin me yndyrë mund ta ngrini dhe të përgatitni vetë  jogurt.
  4. Kosi me yndyrë është më i plotë dhe ka më shumë aromë sesa kosi pa yndyrë.
Komento
Etiketimet
Shperndaje