Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Popsa” me kos dhe fruta

“Popsa” me kos dhe fruta
July 29
12:17 2017

Përbërësit:

  • 400 ml kos shtëpie lope ose të blerë pa sheqer
  • 4-5 lugë mjaltë ose shurup panje ose agave
  • një dorë luleshtrydhe
  • 2 pjeshka  të buta
  • 1 stek vanilje e freskët

Përgatitja:

Bashkoni mjaltin me kosin dhe farat e vaniljes së freskët dhe përziejini mirë derisa të shikoni që kosi është përzierë mirë me mjaltin. Nga kjo masë mbushni tri forma. Prisni luleshtrydhet në feta dhe futini brenda te format. Pjesës tjetër të kosit që mbeti shtojini disa copa pjeshke dhe grijini derisa të bëhet një masë e  trashë. Mbushni format e tjera dhe vendosini në frigorifer te ngrirja për disa orë./Blitz.al/

Burimi: Adda’s All

Komento
Shperndaje