Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pjeshkë zgare me kos grek dhe salcë balsamike

Pjeshkë zgare me kos grek dhe salcë balsamike
July 12
19:45 2016

E freskët dhe e shpejtë si ëmbëlsirë, elegante dhe me shumë shije. Në vend të kosit grek mund të përdorni pana të tharët, maskarpone, shllak ose akullore.

Përbërsit:

  • pjeshkë
  • kos grek
  • disa kokrra rrush të thatë
  • pak kanell
  • 1 lugë gjalpë
  • 1 lugë sheqer kaf
  • salcë balsamike
  • gjethe mëndre

Përgatitja:

Hapni pjeshkët në mes me një thikë të prehtë me kujdes që mos i prishni formën e tyre. Kjo ndoshta është hapi më i vështirë i recetës. Hiqni bërthamën e tyre.

Shkrini gjalpin dhe shtoni pak kanell në të. Me ndihmën e penelit të kuzhinës lyeni sipërfaqen e brëndëshme të pjeshkëve.

Nxehni  zgarën dhe vendosni pjeshkët në të. Lërini të piqen për nja 2-3 minuta, kthejini nga krahu tjetër dhe sipërfaqen e pjekur spërkateni me sheqer kaf. Kthejini përsëri  pjeshkët që sheqeri të karamelizohet, hiqni zgarën nga zjarri dhe lërini të gatuhen akoma derisa të ftohen paksa.

Pjesën e mbetur të sheqerit përzijeni me gjalpin e mbetur dhe ruajeni menjanë pasi na duhet për një tjetër hap të recetës.

Hapi pasues është dekorimi i tyre, sipas dëshirës kosin grek mund ta përzieni me pak mjaltë por unë preferova ta lija natyral.

Vendosini në një pjatë servirje, mbushni mesin e tyre me pak kos grek, shtoni sipër kosit gjalpin e përzier me sheqerin kaf, disa kokrra rrush të thatë, dekorojeni me gjethe mëndre, spërkateni përsëri me pak kanell dhe sipër shtoni pak salcë balsamike.

Shërbejeni.

Burimi: Adda’s All

http://addasall.com/embelsira-verore-pjeshke-zgare-me-kos-grek-dhe-salce-balsamike/

Komento
Etiketimet
Shperndaje