Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pizza me miell integral në kushte shtëpie

Pizza me miell integral në kushte shtëpie
March 13
00:09 2018

Pizza por jo pizza dosido por një zonjë pizza me miell integral dhe me gjithë shijet yammy yammy që keni provuar ndonjëherë.

Përvishni mëngët goca dhe përgatisni brumin:

Vendosini të gjithë përbërësit e brumit në brumatriçe dhe punojeni derisa të keni një brumë të formuar mirë. (Për ju që keni përdorur majanë e birrës shkrijeni atë në ujin e ngrohtë  para se ta përzieni me miellin).

Brumin vendoseni në një enë me pak miell poshtë, bëni një të prerë sipër dhe mbulojeni me një beze kuzhine të njomë.

Vendoseni në furrë të vijë, vetëm me dritën e saj ndezur për rreth 4 orë.

Pas 4 orësh punojeni përsëri duke i dhënë përsëri formën e një topi dhe lëreni të vijë në frigorifer ose në një vend në temperaturë ambienti për 24 orë. Në të dyja rastet mbulojeni mirë me një beze të njomë

Përgatisni salcën marinara duke vendosur  vajin  në tigan të aromantizohet me hudhrat e grira imët, gjethet e borzilokutdhe specin djegës. Kur të jetë gati shtoni salcën e domatevedhe lëreni të gatuhet. Shtoni pak fare kripë dhe pak rigonë dhe kur të jetë gati në momentin që salca ka humbur thartirën hiqeni nga zjarri dhe lëreni të pushojë.

Kur të kalojë  koha e pushimit, me ndihmën e pak mielli hapeni brumin sa më hollë të mundeni dhe lyejeni sipërfaqen me pak vaj.

Lyeni sipër me salcën marinara, shtoni  kaperin, cironkat nën vaj dhe shpërndani nëpër të copëza gorgonzola.

Piqeni në furrën e  nxehur më parë në 220°C derisa gorgonzola të shkrihet dhe brumi të jetë pjekur. I duhen afërsisht rreth 20-25 minuta.

Priteni dhe shërbejeni. /Blitz.al/

Pizza me miell integral

Komento
Shperndaje