Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pilaf mesdhetar

Pilaf mesdhetar
August 16
16:59 2016

Përbërësit:

  • 2 patëllxhanë
  • një dorë domate qershizë
  • 6-7 lule kungulli
  • gjysmë qepë e ëmbël
  • 2-3 thelpinj hudhra
  • 1 gotë oriz
  • vaj ulliri ekstra i virgjër
  • pak gjalpë
  • 2 lugë të vogla kripë
  • pak piper i zi
  • 2 gota lëng vegjetal i nxehtë ose 2 gota ujë të nxehtë
  • pak rigon
  • pak trumëz

Përgatitja:

Patëllxhanët e prerë në kubikë vendosini të kaurdisen në vajin e nxehtë. Natyrisht ato do të thithin gjithë vajin, por në momentin që janë skuqur shtoni akoma pak vaj, bashkoni edhe qepën e grirë imët në tigan. Kaurdisini bashkë dhe shtoni hudhrën dhe domatet e prera në katërsh. Vazhdoni kaurdisjen derisa domatet të marrin faqe. Bashkoni edhe orizin, kriposini, shtoni rigon, piper të zi, trumëz dhe kripë, një pjesë të luleve të kungullit të pastruara nga pistili dhe të prera trashë. Përziejini.

Shtoni lëngun e nxehtë, sipër rendisni pjesën e mbetur  të luleve të kungullit, në mes për dekor vendosni një domate qershizë të plotë dhe transferojeni në furrën e nxehur më parë në 200°C.

Ju mund ta hidhni orizin në një tavë të thellë.

Piqeni për rreth 30 minuta ose derisa të ketë thithur të gjithë ujin dhe sipërfaqja të jetë bërë me vrima.

Lëreni të pushojë pak përpara se ta shërbeni akoma me pak trumëz sipër./Blitz.al/

Burimi: Adda’s all

http://addasall.com/pilaf-mesdhetar/

Shperndaje