Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pilaf me kuinoa dhe spinaq

Pilaf me kuinoa dhe spinaq
January 20
16:40 2017

Përbërësit:

  • 2 filxhan kafe kuinoa
  • gjysmë qepe e bardhë e ëmbël
  • 2 thelpinj hudhra
  • 300 g spinaq
  • 2 lugë vaj ulliri
  • 1 lugë të vogël kripë
  • pak piper të zi
  • 1 tufë e vogël majdanoz
  • 4 filxhanë kafe lëng vegjetal ose ujë të nxehtë

Përgatitja:

Grini imët qepën dhe hudhrën dhe vendoseni të kaurdiset me vajin, shtoni spinaqin e prerë, pak majdanoz të grirë imët dhe kaurdisini së bashku. Shtoni kripë, piper dhe kuinoan e shpëlarë mirë në ujë të ftohtë.

Kaurdisini derisa kuinoa të thahet. Shtoni lëngun vegjetal ose ujin e nxehtë, përziejeni, mbulojeni me kapak dhe lëreni të ziejë e si një pilaf normal.

Shërbejeni pasi është ftohur paksa./Blitz.al/

Burimi: Adda’s All

 

Shperndaje