Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pilaf furre me të brëndshme viçi

Pilaf furre me të brëndshme viçi
July 16
19:58 2018

Përbërësit

1 kg oriz për pilaf

rreth 800 gr. me të brendshme viçi në munges ato të qengjit ose kecit.

3 qep

2 thelpi hudhër

kripë dhe piper të zi

disa degë trumëz

2 lugë gjalpë

3 lugë vaj ulliri

2 litra me lënge vegjetalë ose lëng mishi të nxehtë

1 gotë verë të bardhë

Përgatitja

Prisni në copa të vogla të brëndshmet dhe kavërdini me gjalpin dhe vajin. Grini imët qepën dhe hudhrën dhe sapo të brëndshmet të ken filluar të thekërisen mirë shtoni dhe këto të fundit.  Kriposeni dhe shtoni piper të zi të bluar në çast, gjethet e trumzës dhe kavërdsini akoma në zjarrë shumë të ulët. Bashkoni  dhe orizin me to dhe shuani me verë të bardhë. Sapo vera të avullojë trasferojini në një tavë të thellë ku do të shtoni dhe lëngun e nxehtë. Vendoseni tavën në furrën e e nxehur më parë në 200° derisa të përthahet mire dhe sipërfaqa të jetë bërë me vrima. Nëse sipërfqaja fillon ju skuqet shumë mbulojeni me letër alumini.

Lëreni të ftohet paksa dhe shërbejeni me një pjatë kos.

Burimi: Adda’s All

Komento
Shperndaje