Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Petulla me maja

Petulla me maja
January 17
22:37 2018

Përbërsit:

  • 3 gota  miell
  • 1 lugë e vogël kripë
  • 10 gr. maja birre e thatë
  • pak ujë të ngrohtë

Pjesa tjetër:

  • 700 ml. vaj për skuqje
  • mjaltë

Përgatitja:

Përzieni në një enë miellin me kripën dhe majan e thatë dhe shtoni pak nga pak ujë duke e përzier me një pirun. Brumi nuk duhet të jetë shumë i fortë, gati i lëngshëm. Mbulojeni me një beze dhe lëreni në vëndë të ngrohtë për 1 orë. Mbasë 30 minutash përzieni dhe njëherë brumin.

Vendosni vajin të nxehet dhe me gishtat pak të njomur merrni pak nga brumi dhe shtojeni te vaji. Skuqini mirë nga të gjitha anët. Kullojin dhe thithjani vajin me letër kuzhine.

Shërbejini me mjaltë ose reçel. Mua më kujtohej që i ngjyenim dhe në sheqer kur ishim fëmijë./Blitz.al/

Burimi: Adda’s All

 

Komento
Shperndaje