Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Peshk miks i skuqur dhe perime me salcë të bardhë

Peshk miks i skuqur dhe perime me salcë të bardhë
August 15
19:52 2016

Përbërësit:

  • Rreth 1 kg peshk miks, që mund të jetë i freskët ose i frigoriferit
  • 2 kunguj
  • 2 vezë
  • 150 g miell
  • 1 birrë
  • ujë i ftohtë
  • 1 kg vaj farash për skuqje
  • 1 limon
  • kripë sa na mjafton

Për salcën

  • 1 lugë majonezë
  • 1 lugë kos
  • gjysmë luge mustardë
  • majdanoz i grirë hollë

Përgatitja:

Në një enë përziejmë vezët me pak kripë dhe shtojmë miellin, i përziejmë mirë deri sa mos të kemi më kokrriza dhe shtojmë birrën e ujin e ftohtë në sasi të njëjtë deri sa të përfitojmë një masë homogjene dhe të lëngshme. E lëmë të pushojë. Ndërkohë pastrojmë peshkun dhe presim kallamarët në rrathë së bashku me totamin dhe kungullin. Vendosim vajin të nxehet dhe skuqim në fillim kungujt duke i ngjyer më parë te brumi i përgatitur. Pastaj kallamarët dhe totamin sepse kanë një kohë më të gjatë skuqjeje, në fund karkalecat ose ndonjë lloj tjetër peshku që keni zgjedhur. Në fund i kriposim përsëri. Përgatisim salcën duke përzierë mirë majonezën, kosin dhe mustardën. I shtojmë dhe majdanozin e grirë shumë imët. Pjata shërbehet e nxehtë e shoqëruar me limon./Blitz.al/

Burimi: Adda’s All

http://addasall.com/peshk-miks-i-skuqur-dhe-perime-me-sals-te-bardhe/

Komento
Shperndaje