Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Perime të ziera në avull

Perime të ziera në avull
September 14
15:17 2016

Një ndër kontornot më të shpejta për t’u përgatitur: perime të ziera në avull. Për t’u ruajtur ngjyrat dhe vlerat ushqimore, zakonisht zjehen në një kanistër bambuje apostafat për këtë procedurë, por në mungesë të saj fare thjeshtë mund t’i zieni mbi kullesën e makaronave.

Përbërësit:

  • karota
  • kungulleshka
  • brokoli
  • brokoli romanesk
  • lulelakër
  • selino
  • çdo lloj tjetër perimeje që dëshironi
  • kripë e trashë

Përgatitja:

Lajini dhe pritini perimet në copa të mëdha. Vendosni në zjarr një tenxhere me ujë të bollshëm dhe kur të marrë valë vendosni sipër kullesën e makaronave. Kullesa duhet të puthitet mirë pas anëve të tenxheres dhe duhet të llogarisni që uji të rrijë dy gisht poshtë nga kullesa e makaronave. Radhisni perimet në të dhe shtoni në çdo shtresë perimesh pak kripë të trashë. Mbulojeni me një kapak dhe lërini të ziejnë në avull derisa të shikoni që perimet janë zierë plotësisht. Pasi të jenë zierë mund t’i shpëlani me ujë te ftohtë, kështu do të ruajnë ngjyrën e tyre edhe më të bukur.

Shërbejini si kontorno me pjatat e mishit dhe të peshkut të thjeshta ose të marinuara me vaj, kripë dhe piper të zi./Blitz.al/

Burimi: Adda’s All

Shperndaje