Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Perime të ziera në avull

Perime të ziera në avull
March 23
21:12 2018

Përbërësit:

  • karrota
  • kungulleshka
  • brokoli
  • lulelakër
  • selino
  •  çdo llojë tjetër perimeje që dëshironi
  • kripë  e trashë

Përgatitja:

Lani dhe pritini perimet në copa të mëdha.Vendosni një tenxhere me ujë të bollshem dhe kur të marri valë vendosni sipër kullesën e makaronave.Duhet të puthiten mirë mbas anëve të tenxheres dhe duhet të llogarisni që uji të rri dy gishtë poshtë nga kullesa e makaronave.Radhisni perimet në të dhe shtoni në çdo shtresë perimesh pak kripë të trashë.Mbulojeni me një kapak dhe lërini të ziejnë në avull derisa shikoni që perimet jane zjerë plotesisht. Pasi janë zjerë mund ti shpëlani me ujë te ftohtë kështu do ruajnë ngjyrën e tyre edhe më të bukur.

Shërbejini si kontorno me pjatat e mishit dhe të peshkut të thjeshta ose të marinuara me vaj ,krip dhe piper të zi./Blitz.al/

Burimi: Adda’s All

Komento
Shperndaje