Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Për të gjithë ata që pëlqejnë kuzhinën, këto “hile” të vogla do t’ju shpëtojnë jetën!

Për të gjithë ata që pëlqejnë kuzhinën, këto “hile” të vogla do t’ju shpëtojnë jetën!
January 11
12:39 2017

Sigurisht që kuzhina ka shumë sekrete për t’u zbuluar nga ata që pëlqejnë të eksperimentojnë me gatimin. Me shumë mundësi ju mund të jeni një kuzhinier shumë i mirë në shtëpinë tuaj, por ende nuk dini disa teknika që mund t’ju lehtësojnë shumë punë.

Më poshtë do t’ju tregojmë disa prej tyre. Kur t’i provoni, me siguri do të na falënderoni!

  1. “Pika” kosi

1

Doni të zbukuroni pjatat? Mjafton kosi natyral ose i frutave, i vendosur në një mbajtëse mustarde dhe ju mund të dekoroni fare mirë çdo gjë. Kosi zakonisht shkon me shumicën e gatimeve, kështu që mund ta përdorni pa problem.

  1. Priteni qepën pa lotuar

2

Mjafton që ta vendosni qepën që doni të prisni në feta 15 minuta në frigorifer dhe nuk do të lotoni.

  1. Qëroni vezët me lehtësi

3

Kur të jeni duke i zier vezët vendosni një fetë limoni tek uji dhe do të keni shumë të lehtë t’i qëroni më pas.

  1. Zëvendësoni vezën në gatim për të bërë pjata më të shëndetshme

4

Një kokërr vezë mund të zëvendësohet lehtësisht me një gjysmë banane, sepse shija do të jetë e ngjashme.

  1. Qëroni lehtësisht hudhrën

5

Mjafton që për 15 sekonda ta vendosni hudhrën në mikrovalë dhe më pas ta qëroni lehtësisht.

  1. Dalloni specat “mashkull” dhe specat “femër”

6

Kur blini specat shikoni fundet e tyre. Nëse kanë 3 të ngritura janë speca “meshkuj”, nëse kanë 4 të ngritura janë speca “femër”.

  1. Priteni brumin pa përdorur thikë

8351960-192296-8-0-1482678086-1482678121-650-39bea586ea-1482940300

Mund të mos e ndani brumin me thikë, por me fije stikadenti dhe më pas ta vendosni në furrë.

/Blitz.al/

 

Shperndaje