Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Patëllxhanë me djathë të bardhë dhe shegë

Patëllxhanë me djathë të bardhë dhe shegë
September 16
15:02 2016

Përbërësit:

  • patëllxhanë
  • djathë i bardhë
  • 1 thelb hudhër
  • pak vaj ulliri ekstra i virgjër
  • kripë dhe piper i zi
  • një tufë e vogël me koper
  • kokrra shege

Përgatitja:

Ndani patëllxhanët më dysh dhe bëni disa të prera sipër tyre. Vendosini në një tavë me letër furre poshtë dhe sipër spërkatini me pak kripë, piper të zi dhe vaj ulliri. Vendosini të piqen në 180° derisa sipërfaqja e tyre të jetë bërë e kuqërremtë; duhen rreth 20 minuta.

Vendosini në një pjatë servirje ku do të shkërmoqni sipër djathë të bardhë, shtoni koper të grirë imët dhe shegët.

Aromatizoni disa lugë vaj me një hudhër të shtypur, përziejeni mirë dhe shtoni pak  sipër patëllxhanëve.

Shërbejini!

Shënim: Këtë antipastë mund ta përgatisni më përpara dhe ta shërbeni në momentin që ju duhet pasi është e mirë edhe e ftohtë.  Në vend të djathit të bardhë mund të përdorni edhe kos grek./Blitz.al/

Burimi: Adda’s All

Shperndaje