Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Patëllxhan të tiganisur me domate të vogla

Patëllxhan të tiganisur me domate të vogla
July 22
13:32 2016

Kjo recetë mund të shërbehet si garniturë ose si antipastë nëse shoqërohet me feta buke të thekur.

Përbërësit:

  • 2 patëllxhanë
  • një dorë domate
  • 2-3 thelpi hudhër
  • pak kripë dhe pier të zi
  • 1 spec djegës i thatë
  • pak vaj ulliri
  • disa gjethe majdanoz

Përgatitja:

Prisni patëllxhanin në kubikë të vegjël, domatet në katërsh. Grini imët hudhrën dhe vendoseni të kaurdiset me pak  vaj ulliri së bashku me specin djegës. Sapo vaji të aromatizohet shtoni në tigan edhe patëllxhanët, skuqini derisa të marrin faqe. Bashkoni me to edhe domatet. Tiganisini paksa, shtoni kripë, piper të zi dhe majdanoz të grirë imët.

Shërbehet si e ngrohtë, ashtu edhe e ftohtë. /Blitz.al/

Burimi: Adda’s All

http://addasall.com/patellxhan-te-tiganisur-me-domate-te-vogla/

 

Komento
Etiketimet
Shperndaje