Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Patëllxhan me “curry” dhe kos

Patëllxhan me “curry” dhe kos
August 03
19:05 2016

Për të bërë një pjatë të mirë nuk është e nevojshme të blesh produkte të shtrenjta ose luksi. Me dy patëllxhanë bio dhe kos shtëpie mund të bësh diçka vërtet të shijshme, të freskët, pa kalori dhe mbi të gjitha me kosto minimale.

Përbërësit:

patëllxhan

kos

3-4 lugë vaj ulliri

kripë

piper

1 thelb hudhër

degë trumëze

1 majë luge “curry”

Përgatitja:

Patëllxhanët pritini në mes dhe bëni disa të çara sipër tyre në formë rombesh. Vendosni në një tavë letër furre poshtë.

Vajin përziejeni me kripën dhe “curry”-n,  hudhrën  e shtypur, kripë, piper dhe gjethe trumëze. Me këtë vaj lyeni sipërfaqen e patëllxhanëve.

Vendosini të piqen në 180°C për 30 minuta ose derisa të shikoni që janë pjekur. Kur të jenë gati hiqini nga furra. Sipër vendosni nga një lugë kos, pak pluhur “curry”, gjethe trumëze dhe vaj ulliri. Janë të mira edhe të ftohta./Blitz.al/

Shperndaje