Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Patate rustike

Patate rustike
October 31
20:46 2016

Një tjetër kontorno në bazë patatesh. Patate rustike me shumë shije.

Përbërësit:

  • 1 kg patate
  • 2 lugë rigon
  • 2 lugë paprika pikante ose e ëmbël
  • 100 g djathë kaçkavall i grirë
  • kripë dhe piper i zi
  • vajë ulliri ekstra i virgjër
  • rozmarinë

Përgatitja:

Nëse patatet janë të reja lërini me gjithë lëkurë të cilën e keni larë mirë, nëse jo qëroni patatet dhe pritini në feta të të gjera. Lërini për rreth 30 minuta në ujë të ftohtë që t’u dalë amidoni. Pastaj kullojini dhe thajini mirë me një beze kuzhine. Shtoni pak  piper të zi, paprikan, djathin e grirë dhe 4-5 lugë vaj ulliri. Përziejini mirë dhe vendosini në një tepsi me letër furre poshtë. Shtoni edhe disa degë rozmarine të freskët për shije. Piqini në furrën e nxehur më parë në 200° për rreth 30-40 minuta. Vetëm në fund hidhuni kripë.

Shërbejini të nxehta si kontorno e pjatave të mishit./Blitz.al/

Burimi: Adda’s All

Komento
Shperndaje