Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Patate me pançetë dhe vezë

Patate me pançetë dhe vezë
November 18
18:06 2018

Përbërësit

4-5 mesatare patate

200 gr. pançetë

2 Vezë

2 lugë vaj ulliri

2 thelpinjë hudhra

Pak kripë

Pak piper të zi

1 lugë të vogël paprika

1 lugë të vogël miks erëzash të thata

Përgatitja

Qëroni patatet dhe pritini ne kubikë  të vegjël. Jepini një të zierë në ujë me kripë për 10-15 minuta. Pastaj kullojini.

Ndërkohë nxehni një tigan të pershtatshëm për furrë dhe shtoni brenda vajin, hudhrat e grira  dhe pançetën. Sapo pançeta të bëhet paksa krokante, shtoni patatet. Shtoni dhe paprikan, piperin e zi,  miksin e erëzave të thata dhe përziejini mbi zjarr sa patatet  të marrin pak faqe. Vendosini vezët sipër , kriposni paksa  vezën dhe tiganin transferojeni në furrën e nxehur më parë në maksimumin e temperaturës për 10 minuta ose sa shikoni qe vezët janë mpiksur.

Shërbejini akoma të ngrohta.

Burimi: Adda’s All

Komento
Shperndaje