Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Patate me pançet dhe vezë

Patate me pançet dhe vezë
June 16
22:56 2018

Përbërsit:

4-5 mesatare Patate

200 gr. Pançet

2 Vezë

2 lugë Vaj ulliri

2 thelpinjë Hudhra

Pak Kripë

Pak Piper të zi

1 lugë të vogël Paprika

1 lugë të vogël Miks erëzash të thata

 

Përgatitja:

Qëroni patate dhe pritini ne kubikë  të vegjël. Jepini një të zjer në ujë me kripë për 10-15 minuta. Pastaj kullojini.

Ndërkohë nxehni një tigan të pershtaçëm për furrë dhe shtoni brenda vajin, hudhrat e grira  dhe pançetën. Sapo pançeta të bëhet paksa krokante, shtoni patatet. Shtoni dhe paprikan, piperin e zi,  miksin e erzëva të thata dhe përziejini mbi zjarr sa patatet  të marrin pak faqe. Vendosini vezët sipër , kriposni paksa  vezën dhe tiganin trasferojeni në furrën e nxehur më parë në maksimum e temperaturës për 10 minuta ose sa shikoni qe vezët janë mpiksur.

Shërbejini akoma të ngrohta./Blitz.al/

Adda’s All

Komento
Shperndaje