Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Patate fizarmonikë me salcë “ranch”

Patate fizarmonikë me salcë “ranch”
July 27
17:02 2016

Patatet fizarmonikë shpeshherë përgatiten si kontorno, por të shoqëruara me një sallatë stine mund të shërbehen edhe si një pjatë e vetme, sidomos për fëmijët. Sot e solla në rolin e një kontornoje pak të përpunuar.

Përbërësit:

  • patate të mëdha
  • një tufë e vogël rozmarinë
  • kripë
  • vaj ulliri
  • salcë ranch

 Përgatitja:

Si fillim, për përgatitjen e kësaj kontornoje pajisuni me një thikë tepër të prehtë. Qëroni pataten dhe fillojeni ta prisni në fleta të holla, por duke pasur kujdes mos t’i shkoni deri në fund që t’i shkëpusni. Hidhini kripë, shtoni rozmarinën e freskët dhe spërkateni me vaj ulliri. Vendoseni të piqet në furrën e ngrohur më parë, në një tepsi me letër furre poshtë, në 190° Celsius për rreth 40 minuta ose deri sa të shikoni që patatja ka marrë ngjyrë të kuqërremtë. Ndërkohë, përgatisni salcën “ranch”, recetën mund ta gjeni këtu.

Servireni sipër me salcën “ranch” dhe  sipas dëshirës mund ta zbukuroni pjatën me sallatë jeshile./Blitz.al/

Burimi: Adda’s All

http://addasall.com/patate-firzamonik-me-sals-ranch/

Komento
Etiketimet
Shperndaje