Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Patate “Dukesha”

Patate “Dukesha”
July 28
20:27 2016

Një recetë franceze e quajtur “Pommes Duchesse”, që shërbehet si kontorno; tepër të këndshme në formë, si xhufka dhe të thjeshta për t’u përgatitur. Ajo që ju nevojitet është një qese pastiçerie me grykën e përshtatshme në formë ylli.

Përbërësit:

  • 500 g patate
  • 2 të verdha veze
  • pak arrë myshku
  • 50 g gjalpë
  • 50 g parmiggiano (permixhano) i grirë
  • pak kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

Vendosni patatet të ziejnë në ujë të ftohtë me kripë për rreth 15 minuta. Kur të jenë gati, lërini të ftohen paksa, qërojini dhe kalojini në shtypësin e patateve derisa të bëhen si pure. Shtoni gjalpin dhe përziejini derisa gjalpi të shkrijë dhe të lidhet me patatet e shtypura. Pastaj shtoni djathin e grirë, pak arrë myshku, kripë dhe piper të zi. Provojeni nëse është e kripur mjaftueshëm. Në fund shtoni të verdhat e vezëve dhe përziejini mirë derisa masa të jetë homogjene. Kalojeni të gjithë masën e patateve në qeset e pastiçerisë me grykën e posaçme si yll. Vishni një tavë me letër furre dhe bëni forma si xhufka larg njëra-tjetrës.

Vendosini të piqen në furrën e nxehur më parë në 200° për 15-20 minuta, deri sa të shikoni që ato kanë marrë ngjyrë të artë sipër.

Shërbejini të nxehta si kontorno të pjatave të mishit dhe të peshkut./Blitz.al/

Burimi: Adda’s All

Patate Dukesha

Shperndaje