Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Patate amerikane e mbushur

Patate amerikane e mbushur
January 02
17:20 2017

Përbërësit:

  • 1 patate amerikane
  • 30 g  djathë parmixhano
  • pak kripë
  • pak piper i zi
  • 1 qepë e njomë
  • pak uthull balsamike
  • disa degë kopër

Përgatitja:

Lajeni pataten dhe thajeni me një beze. Vendoseni të piqet në furrë në 180 gradë për rreth 20-30 minuta. Ndërkohë grini imët qepën dhe koprën. Përzieni pak kripë me djathin e grirë. Kur patatja të jetë pjekur, hiqeni dhe ndajeni në mes dhe me një pirun gërryeni paksa tulin e saj. Shtoni djathin e grirë dhe qepët e vendoseni përsëri në furrë që të theket për rreth 10-15 minuta. Hiqeni dhe aromatizojeni me piper të zi të bluar në çast, kopër dhe shërbejeni sipër me uthull balsamike/Blitz.al/

Burimi: Adda’s All

Shperndaje