Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Parfe me boronicë dhe shampanjë

Parfe me boronicë dhe shampanjë
November 18
17:38 2016

Përbërësit:

  • 250 ml pana e freskët
  • 3 vezë
  • 200 g boronica
  • 4 lugë sheqer
  • 1 lugë sheqer kaf
  • gjysmë gote shampanjë
  • 1 shkop vanilje e freskët, në mungesë pluhur vanilje

Përgatitja:

Të verdhat e vezëve ndajini nga e bardha dhe rrihini me sheqerin. Vendosini në banjëmari dhe përziejini derisa të keni një krem të trashë. Hiqeni nga banjëmaria dhe përziejeni akoma me rrahësin elektrik derisa të ftohet.

Boronicat vendosini në zjarr me 1 lugë sheqer kaf dhe shampanjën dhe lërini sa të zbuten, pastaj grijini në pure. Lërini mënjanë të ftohen.

Të bardhat formojini në shkumë.  Formoni në shkumë edhe panën dhe shtoni vaniljen. Kremin e të verdhave të vezëve bashkojeni me të bardhat e formuara në shkumë dhe përziejini me kujdes, shtoni panën, përziejeni dhe bashkoni edhe purenë e boronicave.

Vishni një formë keku me qese kuzhine dhe derdhni në të kremin. Mbulojeni sipërfaqen me qese përsëri dhe vendoseni në frigorifer te ngrirja për rreth 6 orë.

Para se ta shërbeni nxirreni 10 minuta para nga ngrirja. Sipas dëshirës mund ta shërbeni me reçel boronice, koulis frutash, shllak ose fruta të freskëta.

Mund të përdorni dhe forma individuale për ngrirjen e saj./Blitz.al/

Burimi: Adda’s All

Komento
Shperndaje