Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Panna cotta” me salcë çokollate

“Panna cotta” me salcë çokollate
May 07
15:27 2016

Përbërësit:

  • 250 ml pana e freskët
  • 2-3 fletë xhelatinë peshku
  • 100 g sheqer
  • 1 stek vanilje, në mungesë 1 lugë e vogël vanilje pluhur
  • Për salcën me çokollatë
  • 200 g çokollatë e zezë
  • 200 ml pana e freskët
  • 1 lugë gjalpë

 

Përgatitja:

Vendosni fletët e xhelatinës në ujë të ftohtë të zbuten. Bashkoni sheqerin me panën dhe vendoseni në zjarr të ulët të ngrohet, shtoni dhe farat e vaniljes së freskët së bashku me lëkurën e saj dhe lëreni derisa pana të marrë valë. Shtrydhni fletët e e xhelatinës të zbutura tashmë dhe shtojeni te pana e nxehtë, trazojeni mirë derisa të shkrihet. Filtrioni panën dhe ndajeni në forma individuale. Kur të ftohet plotësisht vendoseni në frigorifer të mpikset për rreth 4 orë.

Ndërkohë, përgatisni salcën e çokollatës duke vënë në zjarr panën, gjalpin dhe çokollatën e prerë në copëza. Përziejeni derisa të shkrijë dhe ruajeni mënjanë  për ta përdorur në momentin që ju nevojitet.

Pasi të kalojë koha e pushimit të ëmbëlsirës në frigorifer, hiqeni me kujdes nga forma dhe vendoseni në një pjatë, shtoni sipër salcën e çokollatës dhe zbukurojeni me fruta sipas dëshirës.

Shënim: Salcën e çokollatës mund ta shërbeni edhe të nxehtë për të krijuar një kontrast ndërmjet panës së ftohtë dhe salcës.

Burimi: Adda’s All

Etiketimet
Shperndaje