Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Panine me djathë dhie dhe reçel

Panine me djathë dhie dhe reçel
July 19
18:27 2016

Nuk dija se si t’i quaja këto bukë të vogla që kanë një përzierje shijesh në çdo kafshatë. Të mbushura me djathë dhie  dhe reçel më pas të kaluara në tigan me gjalpë të aromatizuar me rozmarinë.  Mos numëroni kaloritë tani, por përgatitini pasi janë fantastike.  Unë përdora dy lloje reçelrash,  fiku dhe  boronice, por ju përdorni çfarë t’ju pëlqejë më tepër.

Përbërësit:

  • panine integrale
  • djathë dhie
  • pak gjalpë
  • 2 degë rozmarine
  • pak mjaltë
  • Reçel fiku ose boronice

Përgatitja:

Hapni bukët në mes, lyeni të dyja pjesët me reçelin që dëshironi. Në një tigan vendosni pak gjalpë dhe shtoni në të disa degë rozmarine. Sapo gjalpi të aromatizohet vendosni dhe bukët në të me krahun e reçelit sipër.  Në pjesën që i takon fundit të panines mbusheni me feta djathi dhe mbulojeni me gjysmën tjetër.  Lëreni derisa djathi të fillojë të shkrijë. Nëse dëshironi kthejeni dhe nga ana tjetër të thekriset mirë dhe hiqeni nga tigani. Vendoseni në një pjatë servirje ku do të shtoni sipër pak mjaltë dhe shërbejeni. Mund ta konsumoni për mëngjes, pasdite, por edhe për të shoqëruar një gotë verë të bardhë.

Burimi: “Adda’s All

http://addasall.com/panine-me-djathe-dhie-dhe-recel/

 

Komento
Etiketimet
Shperndaje