Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Panine me djathë dhie dhe reçel

Panine me djathë dhie dhe reçel
August 05
00:18 2018

Përbërësit

panine integrale

djathë dhie i llojit Brie ose Toma

Pak gjalpë

2 degë rozmarine

Pak mjaltë

Reçel fiku ose bronice

Përgatitja

Hapni bukët në mes, lyeni të dy pjesët me reçelin që dëshironi. Në një tigan vendosni pak gjalpë dhe shtoni në të disa deg rozmarine. Sapo gjalpi të aromatizohet vendosni dhe bukët në të me krahun e reçelit sipër.  Në pjesën që i takon fundit të panines mbusheni me feta djathi dhe mbulojeni me ngjysmën tjeter.  Lëreni derisa djathi të fillojë të shkrijë nëse dëshironi kthejeni dhe nga ana tjetër të thekërisiet mirë dhe hiqeni nga tigani. Vendoseni në një pjatë servirje ku do te shtoni sipër pak mjaltë dhe shërbejeni. Mund ta konsumoni për mëngjes, pasdite por dhe për të shoqëruar një gotë verë të bardhë.

Burimi: Adda’s Al

 

Komento
Shperndaje