Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Panine me borzilok dhe stika pishe

Panine me borzilok dhe stika pishe
June 09
18:25 2016

Përbërësit për 8 persona

  • 500 g miell 00
  • 4 lugë  vaj
  • 250 g ujë
  • 2 lugë fara pishe
  • 50 g borzilok
  • 25 g maja birre
  • kripë
  • pak sheqer
  • djathë parmigiano
  • 1 kokërr vezë

Përgatitja:

Zihet brumi duke i hedhur majanë e birrës, pak sheqer, kripë sa na mjafton,vajin, farat e pishës dhe ujë pak nga pak duke e punuar me dorë. Pastaj i shtohet borziloku i grirë trashë dhe punohet brumi për 10 minuta. Lihet brumi të vijë për 30 minuta ose më shumë dhe pastaj ndahet në topa të vegjël. Vendoset në tavën e pjekjes dhe lihet përsëri të vijë 20 minuta i mbuluar me një beze. Lyhet me vezë dhe sipër i hidhet djathi parmigiano i grirë. Piqet në furrë në 200 gradë për 30-40 minuta.

Burimi: Adda’s All

Etiketimet
Shperndaje