Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Pancakes” me livandë dhe miell tërshëre

“Pancakes” me livandë dhe miell tërshëre
July 19
20:08 2016

Mëngjeset e verës duhet të jenë të freskëta dhe plot shije, këta kekë tigani “pancakes” jo vetëm që do t’i bëjnë mëngjeset tuaja më të ëmbla dhe plot aromë falë livandës, por janë edhe të freskëta me shtimin e kosit grek dhe pjeshkave.

Përbërësit:

  • 2 vezë
  • 1 gotë tërshërë e bluar derisa të keni përfituar një miell të kokrrizuar
  • 2 lugë mjaltë
  • 2 lugë kos grek
  • 2 luge gjalpë i shkrirë
  • një majë luge e vogël pluhur pjekës për ëmbëlsira
  • 4 lugë qumësht
  • 1 lugë e vogël lule livande e freskët, në mungesë atë të thatën të cilën do ta bluani derisa të bëhet pluhur.
  • 1 lugë e vogël lëkura limoni

Për ta shoqëruar:

  • kos grek, në mungesë kulloni kosin tonë normal me një napë në mënyrë që të keni një kos të trashë
  • 2 -3 lugë mjaltë
  • fara lulëkuqeje
  • 1 pjeshkë

Përgatitja:

Në një enë përzieni vezët me gjalpin, qumështin, kosin, mjaltin, shtoni dhe livandën, lëkurat e limonit, pluhurin pjekës dhe tërshërën.  Përziejini mirë. Lëreni pak në frigorifer për nja 10 minuta të pushojë.

Nxehni mirë një tigan me fund që nuk ngjitë dhe shtoni pak brumë në të. Lëreni të bëhet me bulëza sipër dhe kthejeni nga ana tjetër. Vazhdoni në këtë mënyrë për të gjithë pjesën e mbetur të brumit.

Shërbejeni sipër me kos, mjaltë, copëza pjeshke të qëruara dhe fara lulëkuqeje.

Burimi: Adda’s All

http://addasall.com/kek-tigani-pancakes-me-livando-dhe-miell-tershere/

Shperndaje