Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pako të mbushura me perime

Pako të mbushura me perime
August 22
17:12 2016

Përbërsit për rreth 10 copë:

  • 1 pako me petë byreku të gatshme të njoma
  • 300 gr. qiqra të zjera
  • 400 gr. spinaq
  • 200 gr. djath të bardhë
  • 1 tufë me mendër të freskët
  • 1 limon
  • kripë dhe piper i zi
  • pak vaj ulliri

Përgatitja:

Në një mikser grini së bashku qiqrat e zjera, spinaqin e larë, mendrën, djathin,  pak kripë dhe piper të zi, pak vaj ulliri, shtoni dhe pjesën e verdhë të lëkurave  të limonit. Grijeni derisa të bëhet një pure e shkërmoqur.

Hapni petët e gatshme dhe pritini në mes, nëse i keni shumë të mëdha. Shtroni 4-5 prej tyre dhe në  mes shtoni pak nga kompostoja me qiqra dhe spinaq. Mbylleni në mes sikur po formoni një pako dhe ngjishni mbylljen e tyre me duar. Mos kini frike se ju hapet. Lagështira e petës i mban të mbyllura  me njëra – tjetrën. Vazhdoni kështu për gjithë pjesën tjetër të mbetur. Vendosini në një tavë me letër furre poshtë dhe të spërkatur me pak vaj sipër. Vaji do ju ndihmojë të theket fundi i pakove sa më shpejt që mos ju hapet gjatë pjekjes. Piqini në 180° për 20 minuta.

Shërbejini me një sallatë dhe ja ku keni një vakt vegjetarian shumë të shijshëm.

Mund ti shërbeni dhe si antipasta përgjatë një feste./Blitz.al/

Burimi: Adda’s All

Pako të mbushura

Komento
Shperndaje