Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pad thai – Perime në mënyrë tajlandeze

Pad thai – Perime në mënyrë tajlandeze
July 14
19:25 2016

Nuk kam qenë një fanse e ushqimit aziatik, por pak nga pak mësova ta njoh, ta shijoj dhe ta dua këtë kuzhinë. Epo, një gjë e kanë aziatikët që janë kaq të rinj, kaq të lumtur dhe shumë në formë. Kanë një kuzhinë mjaft të mirë. Unë përdora këto perime që do gjeni në  listën e mëposhtme,  ju mund të përdorni ç’të keni dëshirë. Për të realizuar këtë pjatë do t’ju duhet edhe një njohje e mirë e disa salcave aziatike si soja dhe salca e peshkut, i gjeni kollaj edhe në Shqipëri. Përgatiteni dhe do t’ju pëlqejë jashtë  mase.

Përbërësit:

  • 1 kungulleshkë
  • 1 spec i kuq
  • 1 qepë
  • një dorë mashurka të verdha
  • një dorë mashurka jeshile
  • 2 thelpinj hudhër
  • 1 rrënjë xhenxhefil
  • 1 lugë salcë soje të kripur
  • 1 lugë salcë peshku
  • 1 lugë mjaltë
  • 1 spec djegës i freskët
  • pak majdanoz
  • 1 fetë limoni
  • 1 lugë fara susami të zi
  • 2 lugë vaj susami

Përgatitja:

Prisni të gjitha perimet në shkopinj të hollë, julienne

Specin dhe hudhrat pritini në feta të holla. Vendosni në një tigan të nxehet vaji i susamit dhe shtoni në të specin dhe hudhrën, sapo të aromatizohen shtoni të gjitha perimet dhe lërini të gatuhen në zjarr të fortë. Perimet duhet të jenë gatuar shumë pak, që të jenë akoma pak të forta në gojë. Për kripë nuk kanë nevojë pasi salcat janë goxha të kripura.

Ndërkohë, bashkoni salcën e peshkut me atë të sojës, mjaltin dhe shtoni xhenxhefilin e grirë me rende. Përziejeni dhe shtojeni sipër perimeve. Përziejeni përsëri mbi zjarr derisa salca të trashet dhe perimet të karamelizohen.

Shërbejini me susam sipër, fetë limoni, majdanoz dhe akoma pak spec djegës të freskët.

Burimi: Adda’s All

http://addasall.com/pad-thai-perime-ne-menyre-tajlandeze/

Etiketimet
Shperndaje