Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Omëletë pikante me brokoli, djathë Brie dhe fara mikse

Omëletë pikante me brokoli, djathë Brie dhe fara mikse
October 14
16:37 2018

Përbërësit (4 persona)

5 vezë

Pak kripë

Pak piper të zi

1 kokë e vogël Brokoli

2 speca djegës

3-4 lugë vaj ulliri

2 lugë fara mikes

Më pak se 50 gr djathë Brie

Përgatitja

Priteni brokolin në çdo degë të tij dhe jepini një valë me ujë me kripë për 15 minuta, hiqeni dhe kalojeni direkt në ujë të ftohtë me akull që të ruajë ngjyrën e tij të gjelbër. Më pas lëreni të kullojë mirë.

Specin pastrojeni nga farat dhe  bluajeni me 2 lugë vaj ulliri derisa të bëhet një krem.

Rrihni vezët me kripën dhe piperin.

Vendosni vajin të nxehet në një tigan me fund që nuk ngjit.

Shtoni vezët, sipër vendosni brokolin e zier, copëzat e djathit Brie të prerë hollë,  salcën e specit djegës dhe spërkateni me fara mikse.

Mbulojeni me kapak dhe lëreni të mpikset në zjarr të ulët.

Kur veza të jetë mpiksur dhe djathi të fillojë të shkrijë, hiqeni dhe shërbejeni.

Burimi: Adda’s All

Share