Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Omëletë me domate dhe borzilok

Omëletë me domate dhe borzilok
November 04
23:05 2018

Omëleta është gjithmonë një pjatë e thjeshtë dhe e shëndetshme. Gatuajeni me domate qershi dhe borzilok për një shije të mirë.

Përbërësit:

-3 domate qershi

-2 degë borzilok

-2 vezë

-Vaj ulliri

-Kripë

-Piper I zi

Përgatitja:

-Prejini domatet përgjysëm në një dërrasë për prerje. Gjithashtu prejeni hollë edhe orzilokun dhe lëreni mënjanë.

-Shtoni vezët në një enë së bashku me pak kripë dhe piper të zi dhe rrihini për pak minuta.

-Vendosni një tigan në zjarr dhe shtoni në të gjysëm lugë gjelle vaj ulliri. Hidhini në të domatet dhe gatuajini për rreth 1 minutë.

-Spërkatini me borzilokun e prerë dhe hidhni më pas edhe zevët e rrahura.

-Lëvizni ngadalë me anë të një shpatulle derisa vezët të gatuhen plotësisht

-Vendoseni në një pjatë për sërvirje dhe është gati për t’u shërbyer.

Burimi: Shije.al

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje