Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Oktapod me domate dhe kaperi

Oktapod me domate dhe kaperi
August 08
19:18 2016

Për këtë recetë përdorni  domatet e freskëta dhe i pritini në kubikë shumë të vegjël. Mund të përdorni edhe domatet që janë në kuti.

Përbërësit:

  • 1 oktapod rreth 1 kile
  • 1 kuti me domate të prera në kubikë
  • 3-4 lugë kaperi nën uthull
  • 2 lugë vaj ulliri
  • 1 qepë
  • 3-4 thelpinj hudhra
  • 1 tufë e vogël majdanoz
  • kripë dhe piper i zi
  • 1 gotë me verë të bardhë

 

Përgatitja:

Vendosni në zjarr një enë të madhe me ujë të nxehtë. Sapo të marrë valë, shtoni kripë në të dhe oktapodin e pastruar. Lëreni të ziejë derisa kur ta shponi me pirun të jetë i butë; duhen rreth 50 minuta për 1 kg oktapod. Kur të jetë gati, lëreni të ftohet dhe priteni në copa të vogla.

Ndërkohë, grini imët qepën me hudhrën dhe majdanozin. Vendosini në një tigan të përshtatshëm edhe për furrë, shtoni edhe pak vaj ulliri. Vendoseni në zjarr të mesëm që të kaurdisen, pastaj shtoni në të oktapodin dhe kaperin. Kaurdisini së bashku, kur të jenë gati shuajini me verë të bardhë. Pasi vera të avullojë shtoni edhe domatet në kubikë, kripë dhe piper të zi. Lëreni akoma disa minuta në zjarr, shtoni gjysmë gote me ujë dhe futeni tiganin në furrën e nxehur më parë në 180°. Lëreni të gatuhet derisa salca të trashet.

Shërbejeni me majdanoz të grirë sipër dhe feta buke të thekur të lyera me pak vaj ulliri dhe hudhër./Blitz.al/

Burimi: Adda’s All

Oktapod me domate dhe kaperi

Komento
Etiketimet
Shperndaje