Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Oktapod i tiganisur me patate

Oktapod i tiganisur me patate
November 30
16:14 2016

Përbërësit:

1 oktapod rreth 500 g

4-5 patate

2-3 thelpinj hudhra

1 shegë

kripë dhe piper i zi

1 tufë koper

1 limon

2 lugë vaj ulliri

Përgatitja:

Qëroni patatet dhe pritini në copa të mëdha. Vendosni të ziejnë në ujë me kripë për 10-15 minuta. Kullojini dhe ruajini mënjanë.

Pastroni oktapodin nga koka, sytë dhe lani mirë tentakulat e tij. Fërkojeni mirë me kripë të trashë që t’i lahet mirë lëkura. Shpëlajeni mirë dhe vendosni të ziejë në ujë të valuar me kripë për rreth 40-50 minuta. Hiqeni dhe lëreni të ftohet.

Grini hudhrat imët dhe vendosini të kaurdisen në një tigan të bollshëm me vajin e ullirit. Sapo vaji të nxehet dhe të aromantizohet shtoni patatet dhe oktapodin e prerë në feta të holla. Kaurdisni mirë për disa minuta derisa të marrin faqe. Rregullojeni me kripë dhe piper të zi. Shtoni kokrra shege, koper të grirë imët dhe lëng limoni. Përziejini dhe shërbejeni të ngrohtë./Blitz.al/

Burimi: Adda’s All

Komento
Shperndaje