Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Oktapod furre

Oktapod furre
September 06
17:15 2016

Përbërësit:

  • 1 oktapod rreth 1 kile
  • 400 g patate
  • 4-5 thelpinj hudhër
  • 3 qepë të ëmbla
  • një dorë me shegë
  • 3-4 lugë vaj ulliri
  • 1 lugë kafe paprika të ëmbël
  • 1 tufë trumëz
  • kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

Pastroni mirë oktapodin nga të brendshmet te koka, sytë dhe fërkojani mirë lëkurën që t’i dalë gjithë rëra që mban te tentakulat.

Vendoseni të ziejë në ujë të valuar me kripë për 20 minuta.

Veçmas qëroni patatet dhe prini në copa të mëdha. Vendosini edhe ato të ziejnë në ujë me kripë për 10 minuta, kullojini dhe ruaji mënjanë. Shtoni pak kripë, piper dhe pak vaj ulliri, përziejini mirë dhe vendosini në një tavë. Sipër patateve vendosni oktapodin, qepët e prera më katërsh dhe hudhrat me gjithë lëkurë. Shtoni akoma pak piper të zi, paprikën, akoma pak vaj ulliri dhe gjethet e trumzës. Vendoseni të piqet në 180o Celsius për gati 1 orë  ose kur shikoni që oktapodi është bërë i butë dhe patate janë bërë kërce.

Shërbejeni me shegë sipër dhe trumëz të freskët./Blitz.al/

Burimi: Adda’s All

Oktapod furre

Komento
Shperndaje