Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Muffin me kungull të ëmbël dhe aromë kanelle

Muffin me kungull të ëmbël dhe aromë kanelle
June 13
18:52 2017

Për rreth 15 -20 copë

  • 400 g miell
  • 190 g gjalpë i shkrirë në temperaturë ambienti
  • 200 g sheqer kaf
  • 300 g kungull i zierë
  • gjysmë luge sodë buke
  • pakëz kripë
  • 2 lugë të vogla kanellë
  • 200 ml qumësht
  • 3 vezë
  • 16 g pluhur maja për ëmbëlsira

Përgatitja:

Gjalpin e shkrirë në temperaturë ambienti rriheni bashkë me sheqerin me rrahësin elektrik derisa të dy përbërësit të formojnë kremin. Shtoni një nga një vezët gjithmonë duke i rrahur. Shtoni qumështin e vakët dhe rriheni deri sa të përfitoni një masë kremoze dhe homogjene. Shtypni kungullin e zierë me pirun derisa të shtypet mirë dhe shtojeni te masa me vezë dhe gjalpë. Përziheni.

Bashkoni te mielli, pluhurin e ëmbëlsirave, pak kripë, kanellën, sodën e bukës dhe shtojini pak nga pak te kompostoja e përfituar duke i situr që mos t’ju formohen kokrriza. Rrihini përsëri me rrahësin elektrik në maksimumin e shpejtësisë. Në një tepsi të përshtatshme për muffin ose në forma alumini njëpërdorimshe shtroni letrën e ëmbëlsirave. Mbushni me brumin një qese pastiçerie dhe mbushni format me të aq sa është letra e ëmbëlsirave. Vendosini në furrën e nxehur më parë në 180° për rreth 20 minuta. Kur të jenë gati fikni sobën dhe lërini të ftohen në të me derë pak të hapur për 10 minuta./Blitz.al/

Burimi: Adda’s All

Shperndaje