Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Muffin” – mafin çokollate me miell arre kokosi

“Muffin” – mafin çokollate me miell arre kokosi
December 06
23:09 2017

Kur ju hahen ushqime të ëmbla bëjini vetë në shtëpi. Janë 100 herë më mirë se të blerat dhe ndaj mos u shqetësoni as për kaloritë që do merrni. E ja, duke punuar para kompjuterit dje pasdite në shtëpi mu hanin të ëmbla e u çova përgatita këto muffin “Mafin”. Unë i konsumoj kryesisht për mëngjes, por dhe si ëmbëlsirë mbas vakteve ose mbasditeve. Janë praktike dhe s’ju mundojnë t’i realizoni. Pastaj kam zgjedhur kombinimin perfekt çokollatë dhe arrë kokosi, ndaj përvishni mëngët  dhe përgatitini.

 

Përbërësit:

Për 15-18 copë:

200 gr. çokollatë e zezë

200 gr. miell i bardhë

200 gr. miell arre kokosi

150 gr. sheqer i bardhë ose 200 gr. sheqer kaf

50 gr. kakao pa sheqer

4 vezë

190 gr. gjalpë

150 ml. qumësht arre kokosi ose qumësht normal

gjysëm luge sodë buke

1 pako maja pluhur për ëmbëlsira rreth 16 gr.

pakëz kripë

pak vanilje sipas dëshirës

 

Përgatitja

 

Qumështin vendoseni të vakët dhe shtoni në të gjalpin dhe çokollatën e copëtuar. Përzijeni derisa çokollata të shkrijë plotësishtë. Veçmas rrihni vezët me sheqerin derisa  sheqeri të tretet mirë dhe  pjesën e thatë (miellin, miellin e arrës së kokosit, pakëz kripë, sodën, pluhurin e embëlsirave, kakaon dhe vaniljen) përziejini mirë që mos kenë kokriza. Tani shtoni pjesën e lëngshme, qumshtin me çokollatën. Përziejini përsëri derisa të keni një masë të lëngëshme.

Vishni format e muffin ose format një përdorimshme me letrën përkatëse dhe mbusheni me brumin duke lënë një gishtë posht anës së tyre. Piqini në furrën e nxehur më parë në 180° për 25 minuta ose derisa shikoni që shkopi del i thatë nga brëndësia e muffin.

Ruajini jashtë frigoriferit për disa ditë.

Ju bëftë mirë! /Blitz.al/

“Muffin” – mafin çokollate me miell arre kokosi

Shperndaje