Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Muffin” çokollate me miell dhe arrë kokosi

“Muffin” çokollate me miell dhe arrë kokosi
August 18
14:24 2016

Kur ju hahen të ëmbla bëjini vetë në shtëpi. Janë 100 herë më të mira se të blerat, ndaj mos u shqetësoni as për kaloritë që do të merrni.

Përbërësit:

Për 15-18 copë:

  • 200 g çokollatë e zezë
  • 200 g miell i bardhë
  • 200 g miell arre kokosi
  • 150 g sheqer i bardhë ose 200 g sheqer kaf
  • 50 g kakao pa sheqer
  • 4 vezë
  • 190 g gjalpë
  • 150 ml qumësht arre kokosi ose qumësht normal
  • gjysmë luge sodë buke
  • 1 pako maja pluhur për ëmbëlsira rreth 16 g
  • pakëz kripë
  • pak vanilje sipas dëshirës

Përgatitja:

Qumështin vendoseni të vaket dhe shtoni në të gjalpin dhe çokollatën e copëtuar. Përziejeni derisa çokollata të shkrijë plotësisht. Veçmas rrihni vezët me sheqerin derisa  sheqeri të tretet mirë dhe pjesën e thatë (miellin, miellin e arrës së kokosit, pakëz kripë, sodën, pluhurin e ëmbëlsirave, kakaon dhe vaniljen) përziejini mirë që mos të kenë kokrriza. Tani shtoni pjesën e lëngshme, qumështin me çokollatën. Përziejini përsëri derisa të keni një masë të lëngshme.

Vishni format e muffin ose format njëpërdorimshme me letrën përkatëse dhe mbushini me brumin duke lënë një gisht poshtë anës së tyre. Piqini në furrën e nxehur më parë në 180° për 25 minuta ose derisa shikoni që shkopi del i thatë nga brendësia e muffin.

Mos i mbani në frigorifer për disa ditë./Blitz.al/

Burimi: Adda’s All

“Muffin” – mafin çokollate me miell arre kokosi

 

 

Komento
Shperndaje