Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Midhje vongole pikante

Midhje vongole pikante
September 02
17:42 2017

Përbërësit:

  • 1 kg midhje vongole të lëna më parë në ujë me kripë për rreth 3-4 orë
  • 3 speca djegës të freskët
  • bishta qepe
  • 4 thelpinj hudhër
  • 1 tufë e vogël majdanoz
  • gjysmë gote verë të bardhë
  • 2 lugë vaj ulliri

Përgatitja:

Grini imët hudhrat, specin djegës të pastruar nga farat dhe majdanozin.  Vendosini të kaurdisen dhe të aromatizohen me vajin, sapo të fillojnë të lëshojnë aromën e mirë shtoni dhe midhjet, gotën e verës dhe mbyllini  me kapak.

Lërini derisa midhjet të hapen të gjitha, rreth 3-4 minuta. Herë pas here lëvizni tiganin që t’u jepni mundësi të hapen të gjitha.

Kur të jenë gati shërbejini sipër me bishta qepe të njomë, akoma spec djegës,  majdanoz të grirë imët dhe bukë të thekur./Blitz.al/

Burimi: Adda’s All

 

Shperndaje