Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Midhje vongole pikante

Midhje vongole pikante
November 22
22:26 2017

Vera, por edhe stinët e tjera, kërkojnë ushqime të tilla e duke qenë se midhjet janë në çdo sezon, nëse keni mundësi përdorini sidomos ju vajza. Të pasura me acid folik dhe B12 ato janë një eliksir për jetë të gjatë.

Përbërsit për 2 persona:

1 kg midhje vongole të lëna më parë në ujë me kripë për rreth 3-4 orë

3 speca djegës të freskët

Bishta qepe

4 thelpinjë hudhër

1 tufë e vogël majdanoz

Gjysmë gote verë të bardhë

2 lugë vaj ulliri

Përgatitja:

Grini imët hudhrat, specin djegës të pastruar nga farat dhe majdanozin. Vendosini të kaurdisen dhe të aromantizohen me vajin, sapo të fillojnë të lëshojnë aromën e mirë shtoni dhe midhjet, gotën e verës dhe mbyllini  me kapak.

Lërini derisa midhjet të hapen të gjitha, rreth 3-4 minuta. Herë pas here lëvizni tiganin që t’i jepni mundësi të hapen të gjitha.

Kur të jenë gati shërbejini sipër me bishta qepe të njomë, akoma spec djegës,  majdanoz të grirë imët dhe hsume bukë të thekur. /Blitz.al/

 

Midhje vongole pikante

Shperndaje