Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mënyra se si e kemi servirur akulloren ka qenë gjithmonë e gabuar! Kjo është e duhura…

June 12
13:44 2016

1. Merrni një thikë dhe mbajeni në ujë të nxehtë për pak sekonda.

1. Merrni një thikë dhe mbajeni në ujë të nxehtë për pak sekonda.
Picture 1 of 3

Besojmë se të gjithë me ardhjen e stinës së verës nënkuptojnë edhe ardhjen e sezonit të akullores. Ku ka më bukur sesa një pasdite vere, mes miqsh dhe batutash, të serviret edhe një akullore e mirë për t’u freskuar! Por nëse ka diçka që të gjithë e kemi problem për sa i përket akullores është pjesa e mundimshme kur na duhet ta servirim atë, prej tasit te gotat përkatëse. Në shumicën e rasteve e lëmë të shkrijë pak në temperaturë ambienti që ta kemi më të lehtë por kur jemi vërtet vonë me kohën mundohemi ta marrim me sa kemi fuqi duke përdorur lugë, thika e çdo objekt të fortë që na gjendet pranë; një luftë e vërtetë!

Mirëpo, mesa duket, të gjithë kemi gabuar në mënyrën se si e kemi konceptuar servirjen e akullores sepse me 3 hapa shumë të thjeshtë e gjithë kjo procedurë e gjatë e që kërkon “forcë krahu” mund të eliminohet.

Ndiqni galerinë dhe më pas na falënderoni që ju zgjidhëm dilemën e servirjes së akullores! Tani mund ta shijoni siç duhet…

Komento
Shperndaje