Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mëngjesi i shpejtë: Bukë me vezë, mjaltë dhe banane

Mëngjesi i shpejtë: Bukë me vezë, mjaltë dhe banane
November 25
23:13 2018

Këtë mëngjes mund te pregatisni recetën e famshme të bukës me vezë, larg asaj tradicionales me të cilën jenii mësuar.

Për përgatitjen e kësaj recete krahas vezëve që janë produkti bazë, shtojmë gjithashtu qumësht, turmenik, mjalt, banane, kripë, piper dhe pakëz va ulliri.

Si fillim shtojmë në një tas të thellë një lugë vaj ulliri , turmenik, dhe vezët. I përziejmë të gjitha bashkë duke shtuar pak kripë, piper dhe qumësht.

I përziejmë sërish të gjithë përbërësit. Në një tigan shtojmë pak vaj ulliri. Ndryshe nga receta tradicionale, duhet të tregohemi të kursyer me yndyrën pasi edhe masa që përgatitëm më lart, ka në përmbajtje vaj.

Me anë të një piruni zhysim fetat e bukës në masën e përgatitur nga të dyja anët dhe i kalojmë në tigan.

Fetët e bukës nuk do na marrin më shumë se 2 min kohë për t’u përgatitur.

Pasi i shikojmë që janë bërë nga të dyj anët, i shtrojmë në një pjatë duke i shtuar fetat e bananes dhe mjaltin.

Nëse francezët kanë recetën e tyre të mëngjesit që e cilësojnë si “French toast”, ne sapo krijuam tonën. Feta buke me vezë , mjaltë dhe fruta.

 

Komento
Shperndaje