Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mendoni se “smoothie”-t dhe çerealet janë të shëndetshme për fëmijët tuaj? Rimendojeni!

Mendoni se “smoothie”-t dhe çerealet janë të shëndetshme për fëmijët tuaj? Rimendojeni!
May 14
13:15 2016

Sipas një studimi të fundit, disa nga ushqimet që konsiderohen të shëndetshme dhe të rekomandueshme edhe për fëmijët nuk janë ato që mendohen. Studiuesit kanë publikuar një deklaratë, ku theksohet se disa nga ato ushqime që përdoren si mes-vakte, si”‘smoothie”-t apo çerealet mbajnë në fakt të njëjtën sasi sheqeri si çokollatat apo ushqime të të njëjtit lloj.

Por si të jeni të kujdesshëm për sa i përket zgjedhjes për të mos gabuar?

  • Lexojini mirë tabelat informuese të produkteve. Nëse aty shkruan 5 g sheqer për 100 g produkt atëherë gjithçka është ashtu siç duhet. Po nëse shkruhet 15 g ose më tepër sheqer për 100 g produkt, atëherë është shumë.
  • Hiqni dorë nga çerealet me çokollatë apo shije të ngjashme. Në vend të tyre mund t’i ushqeni fëmijës tuaj kos me copëz frutash.
  • Fruta dhe perime të pagatuara janë gjithnjë zgjidhja perfekte. Sa herë ata ndiejnë uri, përgatisni ndonjë sallatë frutash apo një sallatë me perime dhe ndajuani edhe fëmijëve tuaj.
  • Kur përgatisni ushqime për fëmijët përpiquni mos të blini salcat që përdorni për gatim, por krijojini vetë ato, sidomos salcën e domates.
  • Mos blini ushqime që tregojnë në etiketa se kanë pak kalori ose shumë pak kalori. Produktet zëvendësuese të sheqerit tek ato janë edhe më të dëmshme se vetë sheqeri.
  • Kur gatuani ëmbëlsira, përdorni produkte të freskëta, sidomos qumështin e freskët dhe kosin.
Shperndaje