Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Melomakarona, si të gatuani një nga ëmbëlsirat më të shijshme të festave të fundvitit

Melomakarona, si të gatuani një nga ëmbëlsirat më të shijshme të festave të fundvitit
December 25
10:58 2017

Përbërësit:

Për rreth 30-35 copë

  • 500 g miell të bardhë
  • 100 ml vaj ulliri
  • 100 g gjalpë të shkrirë
  • 200 g sheqer
  • 1 lugë të vogël pluhur pjekës për ëmbëlsira
  • 1 lugë të vogël sodë buke
  • 150 ml lëngë portokalli
  • lëkurat e 2 portokajve të grirë me rende, vetëm pjesën portokalli
  • 1 gotë të vogël konjak
  • 3 lugë të vogla kanellë

Për sherbetin:

  • 1 gotë sheqer
  • 1 gotë mjaltë
  • 2 gota ujë
  • 1 shkop kanelle
  • disa kokrra karafili

Pjesa tjetër:

  • Një dorë arra të qëruara dhe të grira imët.

Përzieni miellin me kanellën, sodën, sheqerin, pluhurin pjekës dhe shtoni lëngun e portokallit, lëkurat e tij, konjakun, vajin dhe gjalpin dhe punojeni derisa të keni një brumë të formuar mirë. Me ndihmën e pak mielli jepini formën e një topi.

Nga ky brumë merrni pjesë të vogla duke formuar toptha të vegjël ose madhësinë që dëshironi, por jo më të mëdha se një kokërr arre. Vendosini në një tavë me letër furre poshtë, jo shumë afër njëri-tjetrit pasi fryhen gjatë pjekjes.  Piqini në furrën e nxehur më parë në 180°C për 30 minuta ose sa të shikoni që kanë marrë ngjyrë të bukur. Vazhdoni kështu për gjithë pjesën tjetër të brumit.

Përgatisni sherbetin duke bashkuar të gjithë përbërësit  e tij dhe vendoseni në zjarr. Lëreni të ziejë 10 minuta nga vala e tij e parë në mënyrë që të aromatizohen  me kanellën dhe karafilin.

Hiqeni, lëreni të ftohet 5 minuta dhe zhysni biskotat në të. Lërini shumë pak sekonda që mos t’ju qullen komplet dhe t’ju shpërbehen. Hiqini dhe ngjyeni sipërfaqen e tyre te përbërja me arra të grira. Vendosini në një tabaka të renditura njëra mbi tjetrën.

Deri këtu receta  ishte identike e melomakaronave, ndërsa unë një pjesë të tyre i vendosa përsëri te tava e pjekjes me letër poshtë dhe i futa përsëri në furrë një 10 minutësh që sipërfaqja të karamelizohej.

Dhe më besoni, dolën shumë të shijshme, i gjithë mjalti u karamelizua me arrat dhe shtëpia mori aromën e festave./Blitz.al/

Burimi: Adda’s All

Shperndaje