Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mel me lëpjeta dhe domate të vogla

Mel me lëpjeta dhe domate të vogla
February 07
23:25 2018

Përbërsit:

  • 2 filxhanë kafe Meli shpëlarë mirë në ujë të ftohtë dhe më pas e lë të kullojë
  • 4 filxhanë kafe ujë të nxehtë ose lëng vegjetal
  • 1 thelpi hudhër
  • një dorë lëpjeta të egra mundësishtë
  • një dorë domate të vogla
  • 2 lugë vaj ulliri
  • 1 karrot
  • pakëz kripë dhe piper të zi
  • një tuf e vogël majdanoz

Përgatitja:

Kaurdisni hudhrën e grirë imët me vajin dhe shtoni në të dhe lëpjetat e prera hollë sëbashku me karrotën e prer në kubike. Më pas bashkoni dhe domatet e prera në gjysëm dhe kaurdisni sa të marin aromë dhe faqe. Bashkoni melin, kriposeni, piperoseni dhe shtoni dhe ujin e nxehtë.

Mbylleni me kapak dhe lëreni të zjehet si pilafi. Kur të ket shteruar ujin dhe të ket bërë vrima në sipërfaqe është gati.

Shërbejeni me majdanoz të grirë sipër pasi është ftohur paksa./Blitz.al/

Adda’s All

Shperndaje