Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Medalion viçi me mustardë

Medalion viçi me mustardë
December 29
20:00 2016

Një pjatë e dytë tepër e shijshme. Fare e thjeshtë për t’u përgatitur dhe me pak përbërës.

Përbërësit për 2 persona

  • 4 fileto ose medalion viçi
  • 1 qepë
  • 2 lugë mustardë
  • 1 gotë verë e bardhë
  • kripë dhe piper i zi
  • pak gjalpë i qarët (gjalpë i shkrirë i kulluar në napë)

Përgatitja:

Shkrini pak gjalpë dhe vendosni medalionët të skuqen nga të dyja anët. Shuajeni me verë të bardhë. Kur vera të jetë avulluar hiqini medalionët, hidhuni kripë dhe ruajini mënjanë me letër alumini sipër që të rrinë të butë. Ndërkohë prisni qepët në feta të holla dhe vendosini tek i njëjti tigan ku skuqët mishin. Kaurdiseni qepën në zjarr të ulët dhe shtoni pak ujë. Kur qepa të zbutet mjaftueshëm shtoni mustardën dhe medalionët e viçit. Lërini gjithë aromat të përzihen me njëra-tjetrën, shtoni pak kripë nëse ka nevojë përsëri dhe piper të zi./Blitz.al/

Burimi:Adda’s All

Shperndaje