Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Me lëkurën e kastravecit mund të bëni një sanduiç të shkëlqyer

April 26
19:56 2016

...

...
Picture 1 of 3

Lëkurat e kastravecit i përdorin për sallata ose turshi, por imagjinoni si mund të bëhej një sanduiç me to.  Vetëm përzieni një gjysmë gote krem djathi, dy lugë mustardë, kripë, piper dhe lëkura kastraveci. Me këtë masë keni krijuar një salcë shumë të shijshme. Por për të përgatitur me këtë salcë sanduiçin e përkryer do ta gjeni recetën më poshtë.

Përbërësit për 4 persona:

  • ½ gotë me krem djathi
  • 2 lugë çaji mustard
  • Lukara e një kastraveci
  • 2 gota të mbushura me lakër të copëtuar imët
  • Disa copa proshutë sipas dëshirës
  • Kripë dhe piper

Përgatitja:

Në një tas të madh hidhni kremin e djathit, mustardën, lëkurat e kastravecit, proshutën, lakrën, kripë dhe piper. Përziejini ato duke i bërë një masë të vetme dhe më pas lyeni bukën ose paninen. Për vetëm 5 minuta sanduiçi është gati.

 

Komento
Etiketimet
Shperndaje