Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mashurka me domate të vogla

Mashurka me domate të vogla
November 03
17:21 2016

Një pjatë vegjetariane e shpejtë, sidomos për ju që keni pak kohë në dispozicion. Një ushqim i freskët dhe me pak kalori. Ju mund ta servirni si pjatë kryesore për një vakt ose si garniturë për të shoqëruar filetot e mishit ose të peshkut.

Përbërësit:

  • 300 g mashurka
  • një dorë domate të vogla
  • 1 lugë vaj ulliri
  • 2 thelpinj hudhra
  • pak kripë dhe piper të zi
  • erëza sipas dëshirës (unë i hodha një miks erëzash provinciale: rigon, rozmarinë, livandë, maxhorana, trumëz)

Përgatitja:

Lani perimet, mashurkat pritini hollë në copëza të vogla, domatet në mes. Grini imët hudhrat dhe vendosini të kaurdisen me vajin e ullirit, shtoni dhe mashurkat dhe kaurdisini në zjarr të ulët derisa të zbuten mirë. Shtoni domatet dhe kaurdisini së bashku tashmë në zjarr të lartë, shtoni kripën, erëzat dhe servirini të ngrohta./Blitz.al/

Burimi: Adda’s All

 

Komento
Shperndaje